Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qëndrimi në këmbë gjatë shtatzënisë

E nderuara doktoreshe, une jam ne javen e 15-te te shtatzanise se dyte. Shtatzanine e pare kam lindur ne javen e 34 per shkak te shkeputjes se placentes. Kur isha ne kontrollen e fundit gjinekologjike doktoresha me tha qe e kam qafen e mitres te shkurter dhe duhet te pi 3 here ne dite magnezium. Kur po qendroj me gjate ne kembe po kam dhimbje ne fund te barkut. Desha t`ju pyes cila eshte keshilla juaj per gjendjen time. Faleminderit.

Besa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Shkurtimi i qafës së mitrës tek një grua shtatzënë, nuk është normale. I shoqëruar kjo edhe me dhimbje në fund të barkut tregon rezikun e një aborti.

Qëndrimi gjatë në këmbë rrezikon shumë. Bëni sa më shumë rregjim shtrati për të parandaluar një abort të pa dëshiruar apo lindje të parakoshme.

Uroj të kaloni shtatzëni normale.

/komuniteti