Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet e bardha

Doktoreshe e nderuar. Jam ne moshen 23 vjeçare, por kam problem me menstruacionet e bardha, gjate dites duhet te nderrohem 2-3 here sepse me vijne shume, nuk po e di çka te bej, te mjeku nuk kam qene ende, s`ka pak dite qe kane fillu keshtu dmth me heret nuk kam pas problem, dua te marre ndonje keshille nga ju, çfare preferoni te perdore ndonje preparat, ndonje hap, mos ndoshta jam ftohur, djegesim ne urine s`kam, as ndonje kruarje. Ju lutem me tregoni çfare te bej? Ju pershendes nga zemra per punen tuaj te pa ndalur.

Noraa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora

Ndryshimi i sasisë së rrjedhjes vaginale, është një problem i cili duhet zgjidhur. Gjëja e parë që duhet të bësh është të drejtohet tek mjeku gjinekolog, i cili duhet të bëjë analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të gjetur shkaktarin dhe mjekimin e pëeshtatshëm.

Mos neglizho, infeksionet vaginale ndikojnë negativisht në shëndetin riprodhues të gruas.

/komuniteti