Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tensioni (presioni i gjakut) gjatë shtatzënisë

Jam ne muajin e 8 te shtatzanise dhe kam tensionin e larte te gjakut e cila sillet 150/90 e here here shkon edhe 160/100 nganjehere po e rregulloj ne 145/90, po perdori barna aldomet sipas perrshkrimit te gjinekologut por disi po me rrin tensioni larte qfare me preferoni dhe a mund te kete pasoje bebja ime nese tensioni rrin ne kete gjendje qfare eshte tani, ju lutem nese keni mundesi te me tregoni se si te veproj.

Binaze Dauti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Ç’rregullimet hipertensive të shtatzënisë përmbledhin preeklampsinë dhe eklampsinë, hipertensionin kronik, hipertesionin kronik me mbivendosje të preeklampsisë dhe hipertensionin e shtatzënisë. Prandaj është shumë e rëndësishme mbajtja stabël e treguesve të tensionit, të cilët mundësisht nuk duhet të kalojnë 120/90 mmHg.

Preeklamsia mund të shoqërohet me lindje parakohe dhe ndërlikime fetale nga prematuriteti. Gjithashtu ajo mund të çojë në vuajtje fetale intrapartum dhe rrit rrezikun e vonesës së rritjes intrauterine. Tek pacientet me preeklampsi, presioni i gjakut duhet të kontrollohet me medikamente. Gruaja shtatzënë duhet të vëzhgohet edhe me analiza laboratorike të shpeshta nga mjeku që ndjek shtatzëninë.

Uroj më zëmër që shtatzënia të arij javën e 40-të.

/komuniteti