Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte shtatzeni jashte mitres apo eshte akoma heret?

Pershendjetje, une para 2 ditesh kisha nje shqetesim, 1 pike gjak pash ne breke. Ju me preferuat te shkoj te gjinekologu. Mua lajmin qe jam shtatzene me dha nje gjinekolog ku e bera viziten e pare  tha qe 98% je shtatzene dhe po e shoh 1 pike te zeze, kurse mbreme shkova te nje gjinekologe tjeter, dhe kur ajo me kontrolloi ne ultraza tha qe mitra eshte bere gati per nje shtatzani por ende nuk eshte ngjit asgje ne miter, dmth nuk pa embrion, une jam shume e shqetesuar, mos jam shtatzane jashte mitres, apo eshte akoma heret per tu pare dicka ne ultraze, qe 8 dite me jane vonuar menstruacionet. Cfare mund te me thoni ju sa kohe pas vonimit te ciklit mund te duket ne ultraza qe jam shtatzene?

Albulenë Salihu-beqiri (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albulena

Nëse ekzmainimi ekografik bëhet me sonda vaginale, shtatzënia mund të dallohet edhe në fund të javës së 5-të. Ekografitë abdominale/nga barku, e vlerësojnë shtatzëninë edhe në javën 6-të e mbase edhe më tutje. Por vlerësimi me beta hCG, është mjaft efikas, prandaj mos hezito ta bësh.

Uroj të ketë ndodhur ajo që pret.

/komuniteti