Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebit tim
Pershendetje! Une jam ne javen e 32 te shtatzenise, dita e pare e gjakderdhjes ka qene me 07.01.2011. Viziten e fundit qe bera me date 12.08.2011 pesha e bebes ishte 2,123 g. Doja te dija nese pesha e bebes eshte normale, pasi kam lexuar qe beba duhet te lind minimumi 2,500 g dhe nuk e di nese e arrije ate peshe, nese e shton beba dhe nje muaj kete peshe, sepse me 15 shtator une futem ne muaj te 9 dhe mesa me thone nga dita e pare qe futesh ne muaj te 9 ke mundesi per te lindur, beba ime eshte vajze dhe vajzat lindin para terminit thone. Une faktikisht nuk eshte se kam oreks, kam oreks normal si para shtatzenise dhe plus qe frutat nuk kam arrit ti ha, pasi nuk mi ka mbajte stomaku duke perjashtuar rrushin dhe bostanin, por jam munduar ti zvogeloje me lengje frutash, nuk e di se si ndikon kjo te beba?! Faleminderit doktoreshe dhe na fal edhe per ndonje pyetje naive qe mund te bej. Gjithe te mirat.
Lola (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Pyetja nuk është naive, por tregon një shqetësim normal të nënës shtatzënë.

Dita e mundshme e lindjes, është data 14-15 tetor 2011. Nuk ka statistika mjeksore, që vërtetojnë se vajzat lindin më shpejt në kohë se djemtë. Gjithashtu, shpeshtësia e lindjes e shtatzënave, është rreth ditës së 280-të të shtatzënisë. Me këto të dhëna dua të them se; edhe fëmija yt duhet të lindë rreth datës të llogaritur sa më sipër. Deri në këtë datë, bebi do të shtojë mbase edhe deri në 1500 gram të tjera.

Prandaj nuk ka arsye përse të shqetësohesh, nëse shtatzënia ka ecuri normale dhe shëndeti yt është pa probleme. Me rregjimin ushqimor, në sasi dhe cilësi, nuk duhet të neglizhosh. Vitaminat duhet t’i përdorësh deri në përfundim të shtatzënisë, ndërsa suplementin me hekur duhet ta marrësh deri 45-së ditë pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Rita (13 vite më parë)
Pershendetje Lola, mos u bej merak sepse pesha e bebes tende eshte normale, bebet peshen me te madhe e shtojne ne javet e fundit. Une kam lind qe 3 jave nje vajze, dhe terminin e kam pas me 28 korrik, une kom lind me 29 korrik, edhe une mendojsha qe kom me lind ma heret por nuk ndodhi, dhimbjet me kane rrok bash diten qe e kom pas terminin, nuk eshte e thene me lind ma heret vetem pse eshte vajze, lind kur te ka shkru zoti. Qe me nje web anglisht i kom gjet qysh duhet me qene pesha e bebes cdo jave e po ta tregoj per me ta hek marakun 30 jave = 1.36077711 kilogram, 39.87800 centimeter 31 jave = 1.49685482 kilograme, 40.64 centimeter 32 jave = 1.7009713875 kilograme, 42.41800 centimeter 33 jave = 1.81436948 kilograme, 34 jave = 2.15456376 kilograme, 45.72 centimetere 35 jave = 2.38135994 kilograme 36 jave = 2.72155422 kilograme, 46.99 centimeter 37 jave =2.87275168 kilograme, 48.26 centimeter 38 jave = 3.08442812 kilograme, 49.53 centimeter 39 jave = 3.17514659 kilograme, 50 centimeter 40 jave = 3.40194278 kilograme, 50.8 centimeter, tung ishalla te shkon mire shtatzenia dhe paq nje lindje te lehte.

/komuniteti