Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pap test

Dr. nuk ta kam saqru mire ka kalu 1 vit nga lindja, djali tash mi ka ba 13 muaj per at arsyje e kam bere pap testin ne raport shkrun p-test 3 shkalla e pastertis 3 ne raportin te analizave shkrun bethesda system asc-us por gjinekologu me tha se nuk po besoj qe eshte shkalla e 3 dhe ma ka shkru dg.Cervicisti chr.Itu pa - asc -us terapia azomex 2x1 here ne jave 3 jave rrjesht dhe vaginaleta albothyl 10 mbramje ju lutem me tregoni a eshte therapies adekuate dhe a ka arsyje per brengoshe a eshte diqka qe sherohet papa testin kur me perserit qka me kishit sygjeru ju pershendes shume.

Minushe Gashi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Azemine

Pap-testi është një analizë e cila ndihmon për të evidentuar ndryshimet malinje në qafën e mitrës. Ai gjithashtu përcakton në mënyrë të përciptë praninë e infeksioneve vaginale. Që të përcaktohet qartë shkaktari dhe trajtimi më efikas, mjekut i vijnë në ndihmë analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale.

Trajtimin që të ka rekomanduar mjeku, duhet ta vazhdosh në mënyrë të rregullt dhe pas tre muajsh duhet të përsëritësh Pap-testin, nëse mjeku ka arritur të ndjekë ndonjë plagë të mundshme. Në raste të tilla, kolposkopia është shumë e domosdoshme.

Gjithë të mirat.

Minushe Gashi (11 vite më parë)
Faleminderit shume

/komuniteti