Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si përcaktohet gjinia e bebes?

Pershendetje doktor. Lexova nje koment te cilin e ke shkruar me heret qe ka metoda te percaktohet gjinia vajze apo djale. Me trego rreth atyre metodave per djale te lutem?

Mimoza (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Mimoza,

Ekzistojne dy lloj spermatozoidesh, ato qe kane kromozomin X dhe ato qe kane kromozomin Y. Spermatozoidet te cilat kane kromozomin Y (te cilat kur bashkohen me qelizen veze, beba do te jete djale) jane shume te ndjeshme, prandaj per te lindur djale thuhet se duhet qe partneret te kene marredhenie seksuale sa me afer kohes se ovulacionit.

Ke degjuar per shume metoda tjera te cilat shfrytezohen per te zgjedhur gjinine e bebes.

E vetmja metode e cila eshte e sigurt eshte permes PGD (preimplantation genetic diagnosis), ku ne menyre laboratorike bashkohet qeliza veze me spermatozoiden dhe zgjidhen vetem embrionet te cilat jane te shendosha (dhe ne kete rast mund te zgjidhen embrionet te cilat kane kromozomet per lindjen e bebes djale).

/komuniteti