Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet pas lindjes

Mirdita doktoreshe! Une kam lindur para 5 muajve vajzen dhe tani me jane paraqitur menstruacionet e para pas lindjes, ne lindjen e pare nuk me ishin paraqitur deri 8 muaj pas lindjes,a eshte normale qe paraqiten ne kete periudhe si dhe a mbron gjidhenia nga shtatzania?

Beki (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Tek nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri, ardhja e menstruacioneve mund të ndodhë edhe 6-të muaj pas lindjes. Janë evidentur raste kur menstruacionet e para pas lindjes vijnë edhe pas 4 javë, deri edhe pas një viti.

Metoda e amenoresë së laktacionit (ushqimi i fëmijës vetëm me qumësht gjiri), është metodë tranzitore për kontrollin e shtatzënive të pa padëshiruar.

ps. në rubrikën “Perinatologjia” të uebfaqjes bebaime.com, do të gjeni artikullin “planifikimi familjar pas lindjes”, me informacion më të plotë rreth këtij argumenti.

/komuniteti