Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Të vjellat dhe kapsllëku gjatë shtatzënisë

Pershendetje e nderuar, ju pergezoj per punen qe jeni duke e bere. Jam shtatezene per here te pare dhe jam ne fund te javes se tete, qe nga java e 5 kam mundim por kam vjellur vetem 2 here, asgje perpos frutave nuk mund te ha, normalisht se nese nuk ushqehem si duhet as uje nuk mund te pi. Si dhe kapslleku nuk mungon. Kam edhe nje pyetje tjeter sa here qe shtrihem diqka levizje te lehte ne anen time te djathte por jo shume larg nga mesi i barkut, e di qe eshte ende heret per levizjet e bebit por asnjehere me pare nuk me ka ndodhur. Pershendetje!

Dona (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Dona, të uroj për shtatzëninë e parë.

Ndjenja e të vjellit dhe të vjellit, fillojnë në fund të muajit të parë dhe përfundojnë në fund të muajit të tretë të shtatzënisë. Në disa raste ato mund edhe të mos jenë të pranishme, ashtu siç mund të ndodhë edhe në rastet me dy ose më shumë fetuseve, të jenë shoqëruese e shtatzënës deri në fund të shtatzënisë.

Midis shumë argumenteve për shkakun e tyre, më i qëndrueshmi është argumenti ushqimor. Organizmi i të rriturit, përballon ngarkesat e dëmshme si dhe “helmet” që shoqërojnë ushqimet që përdorim. Në rastin e grave shtatzëna kur vazhdojnë të ushqehen me të njëjtin menu si edhe para shtatzënisë, duket se organizmi i nënës mbron fetusin nga ngarkesat e dëmshme dhe “helmet” edhe me anë të të vjellurit. Nëse argumenti është i pranueshëm, do të thotë se fenomeni i ndjenjës së të vjellurit dhe të vjellurit, është fenomen fiziologjik. Si i tillë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Gjatë shtatzënisë, ndodhin ndryshime të rëndësishme të trupit. Rritja çdo ditë e fetusit, komprimon fshigzën e urinës si dhe zorrën e trashë. Komprimimi si dhe ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë, rritin numrin e urinimeve si dhe vështërsojnë të dalurin jashtë duke sjelluar atë që quhet kapsllëk.

Përmirësimi i dietës ushqimore, mbetet rekomandimi më i vlefshëm për të përmirësuar situatën e ndjenjës së të vjellit, të vjellit apo kapsllëkun. Përdorimi i ushqime me fibra, fruta dhe perime nën rekomandimet e specialistit si dhe gjimnastika e lehtë edhe kjo nën rekomandimin e specialistit, jep rezultate të rëndësishme në përmirësimin e situatave të mësipërme.

Për moshën e shtatzënisë që ti referon, lëvizja e lehtë në anën e djathtë që ndjen, nuk ka të bëjë me lëvizjet e fetusit. Mos kontrolli mbi sasinë ushqimore dhe lëngjet që përdor në një vakt të caktuar, mund të jetë shkaku i asaj që ndjen. Megjithatë, nëse dhëmbja bëhet e rëndësishme dhe e pa suportueshme, vlerësimi klinik nga mjeku specialist është i domosdoshëm.

Dona, edhe një herë të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti