Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth infeksionit

Pershendetje Dokoreshe!


Uroj te jeni mire me shendet. Une sot bera analizen e urines dhe me ka dale ky rezultat albumine me ka dale nje gjurme e lehte, glukoza me ka dale negativ, Epilite povimentoze me kane dale me shumice, rruaza te bardha me kane rezultuar 17-18 per fushe dhe rruaza te kuqe 0-1 per fushe, ndersa ngjyra e urines me del e verdhe. Eshte e nevojshme ne baze te ketij rezutati te behet dhe nje analize sekrecionesh per e pare nese eshte i mundur prania e ndonje infeksioni? Pres sa me shpejt pergjigjen tuaj. Uroj te kaloni nje fundjave e kendshme. Ju faleminderit!

Dona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona

Numri i rritur i rruazave të bardha, tregon mundësinë e pranisë së një infeksioni urinar. Urokultura do vërtetojë diagnozën dhe antibiograma trajtimin.

Nëse ke shtim të sekrecioneve vaginale, mundet që nga mos marrja e saktë e kampionit të urinës për analizë, të ketë rezultuar ky numër më i lartë i rruazave të bardha. Prandaj të rekomandoj, të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të përjashtuar mundësinë e infeksioneve vaginale.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti