Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e gjoksit

Pershendetje doktoreshe, deshta te pyes gjate mesit te ciklit ne kohen e ovulimit kam dhimbje te gjoksit ndonjehere edhe para ciklit, sa eshte normale kjo, apo cfare jane keto simptome si mund te me keshilloni ju lutem?

Besa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa

Janë normale dhëmbjet e gjoksit në kohën e ovulacionit apo para menstruacioneve, pasi vijnë si rezultat i ndryshimit të nivelit të estrogenëve (hormone që prodhohet nga vezorja), të cilat veprojnë mbi stromën e gjirit. Këtyre ndryshimeve, gjiri i përgjigjet duke u fryrë apo duke patur dhëmbje.

Gjithë të mirat.

/komuniteti