Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme, kondiloma

Si eshte procedura e largimit te kondillomave a eshte e njejte si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt apo si ju lutem na tregoni se si pasoje e kujt formohen ato?

Teuta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Në pyetjen tënde, nuk më thua se për çfarë kondilome bëhet fjalë. Unë po presupozoj se po pyesni për rreth kondiloma akuminata, që jo rradhë ngatërohet me kondiloma lata, lezione granulomatoze të donovanosis ose carcinoma.

Condyloma Accuminata (lythet anale dhe gjenitale), pothuajse gjithmonë transmetohet nëpërmjet kontaktit seksual. Mund të transmetohet edhe indirekt nga ndresat. Shkaktohet nga human papilloma virus (HPV). Ka një periudhë inkubacioni nga 1-6 muaj. Janë rritje si lythe, si lule në pamje që mund të përhapen shpejt. Lythet janë të kurueshme por edhe mund të përsëriten. Gratë me lythe gjenitale duhet të bëjnë një paptest, sepse disa variante të virusit janë të lidhura ngushtësisht me kancerin cervikal.

Disa statistika, tregojnë se kondiloma po kthehet në një SST kryesore gjithnjë në rritje.

Kondiloma akuminata trajtohet me cryo kirurgji me nitrogen ose me podophyllin resin (10% në tingturë të benzenit, që aplikohet një ose dy javë derisa zhduket. Larja mund të kryhet vetëm dy orë pas aplikimit të parë. Kundraindikohet në shtatzëni sepse gjatë lindjes me rrugë vaginale mund të infektohet fëmija që lind.

Pacienti i infektuar me kondiloma, është i infektuar për jetë.

almedina (9 vite më parë)
Pershendetje.kam vajzen 2 muaj e gjys e ushqej me qumsht Hipp Combiotik.si mendoni ju a ka nevoj te pi uj vajza ime me qe jemi edhe ne prag te veres.temperaturat tash jan edhe me tlarta ju lus qe te me jipni nje pergjigje

/komuniteti