Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhëmbja gjatë raportit seksual pas lindjes me epiziotomi

E nderuara dr. Keta,


Tre muaj me pare kam sjelle ne jete nje vajze me lindje normale. lindja shkoi mire sikurse edhe rekuperimi. Pata edhe kontrollin rutinore pas 6 javesh dhe doktoresha me tha se gjithcka ishte ne rregull. Mirepo ndonese kam pritur 3 muaj qe t'i rikthehem jetes seksuale, kam dhimbje te medha gjate marredhenies seksuale, me intereson te di nese problemi eshte tek te qepurat qe mi kane bere pas lindjes apo cfare, dhe si mundem ta tejkaloj kete situate?


Faleminderit shume


Me respekt Laura

Laura (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Laura.

Lindja vaginale, konsiderohet për natyralitetin e saj si zgjidhje optimale si për gruan ashtu edhe për fëmijën. Shpesh sidomos në rastet e fëmijës së parë, mjekët tentojnë të praktikojnë epiziotominë (prerja me gërshërë e perineumit), për të evituar laçeracionet spontane të indeve. Nëse mbyllja e epiziotomisë ashtu edhe e laçeracioneve bëhet jo siç duhet, duke tërhequr indet, atëherë ato inflamohen duke humbur elasticitetin e tyre dhe gruaja ankohet për dhimbje të forta dhe të vazhdueshme që nuk mjekohen dhe tentojnë të kronicizohen duke kompromentuar edhe funksionin seksual për shkak të lubrifikimit jo të mirë të vaginës duke shkaktuar dhëmbje gjatë raporteve seksuale.

Pra, pas epiziotomisë, dhëmbja mund të ndodhë si rezultat i mos parandalimit të infeksionit të aparatit gjenital ose/dhe qepja nuk është kryer duke respektuar planet indore si muskujt, mukoza dhe lëkura.

Për të eleminuar këtë dhimbje pas lindjes dhe për të rikuperuar intimitetin seksual të plotë dhe të kënaqshëm, ka rëndësi higjena intime me sapun që respektojnë ekosistemin vulvar dhe kanë fuqi disifektuese. Rekomandohen gjithashtu automasazhet me kremra apo xhel të ndryshëm më bazë vajore, që reduktojnë rezikun për infeksion dhe përmirësojnë cikatricat e krijuara. Edhe zbatimi i disa ushtrimeve të vogla për t’i rikthyer tonusin dhe elasticitetin muskujve që rrethojnë vaginën dhe zonën anale, është mjaft optimal.

albert (10 vite më parë)
une jam 26 vjaqre kam diqka dhimbje barkua ka kthiza oshte diqka rrezike

/komuniteti