Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Autizmi. Ushqimi si shkak i autizmit

Vajza ime eshte autike. Kur kam qene shtatzane me te kam ngrene shume peshk dhe fruta deti. Mos ka ndikuar ushqimi qe kam ngrene une mbi vajzen time qe tani eshte pak autike?

Bruna (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Autizmi është përkufizuar si paaftësi zhvilluese e përjetshme që ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tyre. Fëmijët dhe të rriturit me autizëm kanë vështirësi të kenë afërsi me të tjerët në mënyrë të thjeshtë. Në përgjithësi aftësitë e tyre për të zhvilluar shoqëri dhe aftësia e tyre për të kuptuar shprehjet emocionale të njerëzve të tjerë janë të kufizuar. Njerëzit me autizëm shpesh mund të kenë paftësi të tjera, por çdonjeri me këtë gjendje ka vështirësi të kuptojnë gjërat në botë. Ekziston edhe një gjendje tjetër që quhet sindromi i Asperger, i cili i përshkruan njerëzit me lloj më të lartë të autizmit.

Shkaku apo shkaqet e autizmit janë ende të panjohura por, studimet tregojnë që faktorët gjenetik janë me rëndësi. Po ashtu nga studimet është e dukshme që autizmi mund të jetë i lidhur me gjendjet e tjera që ndikojnë në zhvillimin e trurit që ndodhin para, gjatë apo menjëherë pas lindjes së foshnjës. Nuk është e përshkruar se autizmi ka si shkak, përdorimin e ushqimeve specifike.

/komuniteti