Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth kariotipit dhe mosngeljes shtatzënë

Jam nene e nje vajze 9 vjece. Pas nje pauze te gjate vendosem te kemi femijen e dyte, por nuk po kemi sukses. Kam pasur 3 aborte spontane te njepasnjeshme. I kam bere te gjitha analizat e mundshme (pas abortit te dyte - ishte pozitive bakteria klamidia, me terapine e duhur (antibiotik) u sherua), e njejta ndodhi perseri, te tria ne javen 5-6. Kam bere analiza ne imunologji te gjitha jane ne rregull, ne transfuziologji gjithashtu jane ne rregull. Tani presim rezultatet per kariotip qe nuk e kam te qarte se çka jane! Nese mund te me sqaroni lidhur me kariotipin dhe nese nuk jane ne rregull rezultatet, a ka sherim dmth zgjidhje per kariotip?


Ju faleminderoj...pres pergjigje.

Adriana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adriana

Rreth 50-60% e aborteve habituale (të përsëriturë), ndodhin për arsye të difekteve gjenetike. Shkaqet e mundshme të difektit gjenetik, përfshijnë ndryshimet prindërore të gjetura në afërsisht në 2-5% të prindërve me aborte të përsëritura. Është mirë të njihet edhe kariotipi i materialit të abortit.

Kariotip do të thotë, skema e vendosjes së kromozoneve në qelizën prindërore. Nëse kariotipi del normal dhe analizat e infeksioneve dalin normale, shtatzënia e planifikuar do të shkojë deri në fund.

Të uroj fat.

/komuniteti