Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Autizmi

Faleminderit shume doktoreshe per pergjigjen tuaj. Jam nje nene ere me nje femije autik dhe me duket se kam qene une shkaku qe ime bije eshte keshtu. Ndjehem pak fajtore qekur lexova per peshkun dhe per frutat e detit qe perbajne merkur. Por kam lexuar se nqs do te kisha bere nje analize per mikrobet ne organizem, ne shtatzani atehere do te kuptohej se femija im do ishte autik.A eshte e vertete kjo? po nqs do te kisha marr ilace per zhvillimin e trurit te bebit ne shtatzani do kishin ndikuar ilacet per mire tek bebi im? Faleminderit shume per mirekuptimin...me respekt Bruna

Bruna (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Bruna, mbi problemin shëndetsor të fëmijës tënd, në mënyrë të përgjithshme u përpoqa të të ndodhem pranë. Me sa di unë, autizmi është një sëmundje relativisht e re, përsa i përket diagnostikimit dhe terapisë. Po kështu dhe shkaku i taj, vazhdon të diskutohet në rrethet shkencore mjekore.

Për më tepër informacion, të rekomandoj të drejtohesh tek specialistët e kësaj fushe.

Duke më mirëkuptuar, jam moralisht pranë problemit të fëmijës tënd.

/komuniteti