Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anomalitë anatomike të mitrës

Përshendetje! Jam në javën e nëntë të shtatzanisë, jam 22 vjeçare dhe është shtatzania ime e parë..isha te gjinekologu në javën e pestë dhe beba u pa mjaft mirë, tani kur shkova beba nuk mund të shihej, pastaj provoi me një ultrazë tjetër dhe beba u pa si dhe reaksionet. Mjeku më tha që e kam mitrën e pjerrët, më intereson ta dijë se a është mirë apo keq, sipas thashethemeve të grave thanë se më mirë është e pjerrët por unë nuk mund të bazohem në to. A mund të më tregoni për pasojat apo përparësitë e saj?...Respekt

Edita (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Anomalitë anatomike të mitrës, përshkruhen si shkaqe të parë të humbjeve të përsëritura të shtatzënisë. Në përgjithësi, aborti për shkak të anomalive anatomike të mitrës, ndodh në tremujorin e dytë të shtatzënisë. Mungesa me furnizim me gjak të përshtatshëm, ose kufizimi i rritjes janë mekanizmat më të mundshme për humbjet e përsëritura të fetusit. Një mitër në pozicion jo normal, mund të jetë shkak për abort. Por mitra në pozicionin që referon, mund edhe të mos shkaktojë asnjë dëmtim të shtatzënisë.

Diagnostikimi me ultratinguj, është një nga llojet e dignostikimit.

Mendoj që duke patur një rregjim shtrati dhe kontroll rigoroz, nga mjeku që ndjek shtatzëninë tënde, do të jeni e aftë ta çoni deri në fund atë.

/komuniteti