Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vitaminat gjatë shtatzënisë

Zonja Doktoreshë, ju lutem më informoni se cilat barna apo tableta që përmbajnë multivitamina janë të nevojshme për përdorim gjatë shtatzanisë. Mjeku im personal më ka caktuar të përdori film tableta me emrin Megadyn, prenatal i cili është prodhim nga shteti turk. Unë nuk kam dyshim tek mjeku im, mirëpo unë kam dëshirë të dijë më shumë për këto tableta dhe medikamentet tjera të cilat përmbajnë multivitamina, minerale dhe materie tjera të nevojshme për organizëm gjatë periudhës së shtatzanisë. Ju faleminderit dhe respekt për ju dhe stafin e juaj.

Naime (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Për rritjen normale të fetusit, është i rëndësishëm acidi folik ose vitamina B9. Përdorimi i saj fillohet me marrjen e një tablete në ditë, për një periudhë të gjatë deri në fund të javës së 16-të. Për llojet e tjera të vitaminave, rekomandohet marrja e tabletave multivitamin. E domosdoshme është edhe marrja e kriprave minerale (kalciumit, magneziumit dhe kaliumit). Një dozë suplementare e hekurit, është e këshillueshme për nënën që të mos ketë probleme të anemisë gjatë lindjes ose pas saj. Marrja e jodit është shumë e rëndësishme për të parandaluar një sërë keqformimesh tek fëmija. Mënyra më e mirë për marrjen e jodit, është përdorimi kripës së jodizuar.

I rëndësishëm është edhe kontrolli i dhëmbëve dhe mbrojtja e tyre nga prishja. Kjo bëhet duke rekomanduar, shtesa në kalcium dhe tabletat e florit.

Përsa sa i përket marrjes së produkteve ushqimore me vitamina, minerale etj, konsultohu me një mjek dietolog ose me gjinekologun që ndjek shtatzëninë tënde. Ndërsa marrja e tyre si multivitaminë (produkte industriale), ndiqni këshillën e mjekut tënd si dhe udhëzuesin që shoqëron multivitaminat.

/komuniteti