Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e periodave

Pershendetje doktor!


Jam nje vajze 22 vjeçe dhe kam nje vit qe kam vonesa ne ciklin menstrual. Jam vizituar 2 here tek gjinekologia dhe me ka diagnostifikuar me mikrokiste dhe me ka dhene te perdorja Yasmin per gjashte muaj, por atehere nuk ndieja asgje poshte barkut. Tani e kam mbaruar kuren por prap kete muaj me jane vonuar, duhet te me vinin ne 13, dhe ndiej ca si pickime poshte barkut. Cfare duhet te kem sipas jush?


Faleminderit!

Lori (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Lori,

Ky problem shoqerohet edhe me disa shenja tjera te cilat mund te te shqetesojne nga ana estetike. Mund te kesh qime ne fytyre, perreth thimthit te gjirit dhe ne bark poshte kerthizes, pastaj mund te kesh shtuar ne peshe (ne kete raste rritet sidomos barku) dhe mund te kesh lekure te vrazhde ne fytyre.

Nese nuk je e martuar dhe problemi yt eshte vetem cikli i çrregullt, atehere te rekomandoj qe te vazhdosh me Yasmin. Ky kontraceptiv permban edhe nje hormon antiandrogjen qe te ndihmon shume ne heqjen e ketyre shenjave tjera qe i permenda.

Per shkak te kesaj vonese ti mund te ndjehesh e shqetesuar, nuk je e perqendruar ne pune ose shkolle dhe mund ta ndjesh veten shume te fryre. Edhe keto pickimet ne fund te barkut mund te jene per kete arsye.

Mund te kesh degjuar fjale se perdorimi i kontraceptiveve eshte i rrezikshem, por kjo nuk eshte e vertete. Perkundrazi, perfitimet jane shume me te medha se rreziqet e mundshme.

Kur te vendosesh qe te mbetesh shtatzene, do te te pershkruhen ilaqe tjera te cilat do te te ndihmojne qe te mbetesh shtatzene sa me shpejt.

Uroj t'ia kem arritur qe te jap informacionin qe ke kerkuar. Nese ke pyetje shtese mos ngurro dhe me kontakto!

/komuniteti