Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

RFV

E nderuara doktoreshë, më intereson të di më shumë rreth RFV, jam në javën e dhjetë të shtatzanisë, jam 22 vjeçare dhe është shtatzanija ime e parë, çfarë regjimi duhet të kem pasi që mitra ime është RFV dhe a mund të kem pasoja. Përshëndetje!

Zana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pozicioni retro-versio-flexio apo pozicioni mbrapsh i mitrës siç thuhet në gjuhën popullore, tashmë që je në javën e 10 të shtatzënisë, nuk paraqet problem të rëndësishëm.

Trajtimi i grave shtatzënë me RVF, kryhet njësoj si tek gratë që kanë shtatzëni normale dhe pozicion normal të mitrës.

Zana, të uroj shtatzëni me ecuri normale.

Trizonomi 21 (13 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene ne javen 18, jam merakos per kete semundje Trizonomi 21, por tash i pres analizat perfundimtare, me kane marre uje nga femija. A mund te kem pasoja ne femijet tjere a jo? Pershendetje nga Ardita

/komuniteti