Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia në moshë

E nderuar, jam 37 vjeçare dhe planifikoj shtatzaninë e dytë, e kam vajzën 18 muajshe, para shtatzanisë kam pasur operacion laparaskopi se kam lindur me mitër dybrinjore, mbas operacionit HSG dhe kontollimeve, pas 6 muajsh mbeta shtatzënë, tash planifikojë shtatzaninë e dytë pasi që edhe mosha është në pyetje, ju lutem më informoni se a mund të kem problem të mbes shtatzënë?

Flutura (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pas korrigjimit që ke bërë me operacion, ke lindur fëmijë që tani është rreth 18 muaj. Uroj të ketë jetë të gjatë.

Flutura, dhe meqënëse nuk po ankon asnjë problem shëndetsor, nuk gjej arsye që të mos mbeteni shtatzënë për fëmijën e dytë.

Uroj që kjo të ndodh sa më shpejt, dhe ta lindësh të shëndetshëm. Por unë të rekomandoj që përpara se të konceptosh bebin, konsultohu me mjekun gjinekolog. Kryej vizitat dhe analizat që ai do të rekomandoj, për të qënë të sigurtë në fillimin dhe vazhdimësinë e shtatzënisë tënde.

Me shumë sinqeritet, të uroj realizim e dëshirës për fëmijën e dytë.

/komuniteti