Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime shëndetsore të përgjithshme jo si shkak i shtatzënisë

Përshëndetje për punën tuaj dhe precizitetin e përgjigjeve. Flm shumë...une kam lindur parakohe në javën e 34. gjatë kohës së 7-zanisë kam pasur gëlbazë (shllajm - shpresoj të jem e qartë) shpesh edhe me ngjyrë...nuk e pi duhanin, po ende vazhdon t'më shfaqet herë pas here...gjinekologu më ka thënë që nuk ka të bëj me 7-zani. Cka mendoni ju, te kush mund të drejtohem? Punë të mbarë.

Doruntina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Gjatë shtatzënisë, kafazi torakal zhvendoset lart duke rritur diametrin transversal dhe, gratë me problem respiratore priren të keqësohen. Këto ndryshime nuk prekin interpretimin e testeve të ventilimit të mushkrive dhe nuk lidhen me problemet e gëlbazës. Pra, në rastin tënd Doruntina, mendoj se nuk është shtatzënia shkak i gëlbazës.

Mbase ke probleme pulmonare (të mushkrive), dhe duhet të drejtohesh tek mjekët pneumologë, që të realizojnë ekzaminimet e domosdoshme për të mjekuar situatën shëndetsore që ankon...

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti