Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakrrjedhje nga hunda dhe mishi i dhëmbëve gjatë shtatzënisë

E respektuara doktoreshë, jam në javën e 27-të të shtatzënisë së parë, shpesh herë po më shfaqet gjaku nga hunda edhe nga mishi i dhëmbëve, sa herë që i pastroj dhëmbët kjo më shqetëson shumë, a është dic që me të vërtetë duhet të shqetësohem apo jo? Ju faleminderit.

Nesha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Shtatzënia, mund të shkaktoj ndryshime të oreksit dhe gjendje të përgjithshme jo të mirë.

Gingivat apo mishrat e dhëmbëve, janë më edematoze dhe kanë tendencë për hemorragji. Hemorragjia është e pranishme për shkak të përdorimit të furçeve të pastrimit të dhëmbëve. Detyrimisht duhet të kryesh kontrollin periodik tek stomatologu, për të përcaktuar mundësinë e infeksionit të mishrave të dhëmbëve, ose/dhe infeksion për rreth një dhëmbi. Nëse infeksionet e gojës lihen pa mjekuar, mund të jenë shkak edhe për lindje parakohe.

Rrjedhja e gjakut nga hunda që ankon, nuk lidhet domosdoshmërisht me rrjedhjen e gjakut nga dhëmbët. Konsultohuni me gjinekologun që ndjek shtatzëninë tënde, për rrjedhjen e gjakut nga hunda. Matja e tensionit arterial mund të evidentoj, një nga shenjat e fillimit të hipertensionit në shtatzëni.

Shpresoj që këshillat e mia do të ndihmojnë.

/komuniteti