Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Këshilla për ecuri të mirë të shtatzënisë

Ju përshëndes shumë e dashur doktoreshë, jam në javën e 34 të shtatzanisë, ju lutem për disa këshilla për një lindje më të lehtë, çfarë duhet të bëj në javët e ardhshme që të lind më lehtë?

Hana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara, Hana.

Nga sa shkruan, kuptohet se shtatzënia po të shkon mirë. Ajo pasiguri që pasqyron, ndoshta vjen nga mungesa e përvojës apo/dhe pritshmëria e pasigurisë emocionale e ditëve deri në fund të shtatzëninë.

Janë një pafundësi këshillash, që duhet të zbatojë gruaja shtatzënë deri në fund të saj. Nuk është e mundur të përshkruhet të gjitha ato, pasi edhe veçantitë individuale mund të sjellin situata të reja çdo ditë deri në fund të shtatzënisë. Unë mendoj se rekomandime me rëndësi të veçantë, sidomos në muajt e fundit të shtatzënisë, janë gjimnastika dhe përgatitja e gjirit për laktacion.

Gjatë shtatzëninë verifikohen disa ndryshime në dëm të skeletit, muskujve dhe artikulacioneve, që disa herë mund të jenë shkaktarë të problemeve shpesh dhe të dhëmbshme. Për të ndaluar dhe mirëmbajtur shqetësimet e lidhura me ndryshime të tilla dhe realizuar lindje të lehtë, rekomandohet gjimnastika e që ka të bëjë me ushtrime për korrektësinë e qëndrimit që vlejnë për të krijuar një lordoze lumbare fiziologjike dhe një pozicion korrekt të baçinit. Ushtrime që lidhen me simfizën pubike dhe shërbejnë për të evituar pubalginë. Grup ushtrimesh për të rregulluar ç’rregullimet e qarkullimit të gjakut në anësitë e poshtme. Ushtrime për të eleminuar dhëmbjet lumbare dhe ushtrime për dyshemenë pelvike.

Në muajin e fundit të shtatzënisë, gruaja duhet të fillojë të përgatisë gjinjtë për laktacion. Përgatitja konsiston në masazhin e gjirit për të rritur qarkullimin e gjakut, që më vonë do të jetë faktor tepër pozitiv për qarkullimin lirshëm të qumështit në kanalet e gjirit. Teknikat e kësaj përgatitje janë; masazhi i gjirit dhe rrotullimi i thithit të gjirit.

Edhe shumë rekomandime të tjera janë të vlefshme dhe të domosdoshme për t’u zbatuar nga gratë gjatë shtatzënisë. Mund të përmëndim, ushqimin për sasinë, cilësinë dhe sigurinë e tij, farmacinë dhe vaksinimet, që duhet të bëhen vetëm nën rekomandimin dhe mbikqyrjen e mjekut, mos përdorimi i duhanit, pijeve me bazë alkooli dhe pijet me gaz dhe me bazë kafetine sepse dëmtojnë rëndë jo vetëm gruan shtatzënë por edhe fetusin, mos përdorimi i kremrave, pudrave, llaqet për flokët, manikyreve për thonjt e deri te buzëkuqi kur janë të pa specifikuara për përdorim të grave shtatzëna, veshjet dhe këpucët të jenë të lehta, jo të shtrënguara në trup dhe në këmbë pasi pengojnë qarkullimin e gjakut dhe sjellim moskomoditet, pushimet dhe udhëtimet janë argumente për t’u diskutuar gjatë periudhës së shtatzënisë. Ato duhet të jenë komode dhe jo të lodhëshme e stresuese.

Një nga problemet me shumë rëndësi, është kontrolli i streseve në jetën familjare. Pjestarët e familjes e kryesisht bashkëshorti, duhet të krijojnë kushte sa më lehtësuese për gruan shtatzënë, duke e ndihmuar atë jo vetëm në kryerjen e punëve të shtëpisë por edhe krijuar ambjent të gëzueshëm, harmonizues dhe dhe jo stresues.

Përsa më sipër mund të shkruhet shumë, por eksperienca tregon se marrëdhënia e gruas shtatzënë me mjekun që ndjek shtatzëninë, duhet të jetë lidhje e mirë, e motivuar dhe me këshillime të vazhdueshme të çdo kohëshme për çdo situatë që krijohet.

/komuniteti