Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aspirina gjatë shtatzënisë

Jam në muajin e 5 të shtatzanisë, prej fillimit kam përdorur Tbl. Aspirin 100 mg për shkak të venave të theksuara edhe për shkak se në fillim kisha pak shtypjen më të lartë, tani me shtypje nuk kam më problem kurse me vena njësoj. Dua të di për efektet anësore të aspirinës në fetus dhe deri kur mund ta përdori? Ju faliminderit.

Lule (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Tek gratë shtatzëna me tension të lartë, ka tendencë të formohen infarkte placentare dhe tromboza të arterieve spirale duke dhwnw probleme tek fetusi. Aspirina përdoret për efektin antitrombotik. Por roli i saj në këtë parandalim, mbetet i pa qartë.

Nuk e gjejë të përshkruar, që përdorimi aspirinës paraqet rrezik për nënën dhe jep efekte ansore në fetus.

/komuniteti