Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme te gjirit gjatë ushqyerjes

Përshëndetje, jam Vlora, e kam një vajzë 3 muajshe e një javë, dhe kam probleme me gji, në muajin e parë i kam dhënë me mbrojtëse por që 2 muaj e gjysëm e kam hek mbrojtësen, tash më rrinë gjithnjë gjinjtë e qara, kam shumë problem më i dhënë bebes me pi, çfarë duhet të bëj që ti shëndosh gjinjtë?

Vlora (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Mendoj se problem yt ka të bëjë me çarje të vogla që ndodhin në thithkën e gjirit ose areolë, dhe e bëjnë të dhëmbëshme ushqyerjen me gji. Për të patur lehtësim gjatë ushqyerjes me gji, po rekomandoj disa teknika ushqyerje dhe sjellje, që njëkohësisht bëjnë të mundur parandalimin dhe mjekimin e ragadeve.

I rëndësishëm është pozicioni i drejtimit të fëmijës drejt gjirit. Ky është shkaku kryesor i shpeshtësisë së ragadeve (çarjeve). Fëmija duhet ta ketë mjekrën afër gjirit, kur fillon të pijë qumësht. Buzët e tij duhet të jenë të hapura mirë duke mos kapur vetëm thithkën, por edhe një pjesë të mirë të areolës. Koka e fëmijës duhet të jetë ekzaktësisht përballë gjirit.

Duhet evituar përdorimi i detergjentëve për larjen e gjirit. Është vënë re që përdorimi i detergjentëve specifik si dhe kremrave mbrojtës, nuk parandalojnë dhe nuk i kurojnë ragadet. Përkundrazi, era e tyre mund të jetë e padëshirueshme për neonatin, duke bërë që ai të refuzojë gjirin.

Duhet filluar ushqyerja me qumësht gjiri me një gji të shëndoshë, duke kaluar në gjirin tjetër kur refleksi i daljes së qumështit ka filluar.

Duhet ekspozuar gjiri në ajër për disa kohë, midis një pirje dhe tjetrës. Në verë nëse është e mundur, gjiri mund të ekspozohet edhe pak në diell. Ndërsa në dimër do të ishte mirë, që ai të thahej për disa minuta me tharsen e flokëve.

Mund të përdoren edhe kupat antiragad midis një ushqyerje tek tjetra, të cilat mbajnë thithkën dhe areolën të thatë dhe të larguara nga veshjet.

Duhet evituar përdorimi i parathithkave që e ndalojnë fëmijën të thithë në mënyrë korrekte, duke frenuar në këtë rast refleksin që stimulon laktacionin, prodhimin e qumështit.

/komuniteti