Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjëndrat tiroide – hipertiroide dhe shtatzënia

Përshëndetje, kam një pyetje për gjinekologën, nga data 01-07-2010 jam me terapi pasi që kam diagnozën Gjëndrra Tiroide - Hipertiroide, përdori Favistan dhe Inderal, në çdo muaj i bëjë analizat hormonale dhe dukshëm janë përmirësuar, dhe tani me datën 08-11-2010 kur e kam bërë analizën e fundit, krejt normal më kanë dalë analizat hormonale (T3, T4, TSH) por doktori më ka rekomanduar se ende duhet të përdori terapinë, por mua më intereson të di se a ndikon kjo për të ardhmen për shtatzëni, nëse po, a ka komplikime dhe për fëmijën mos ka ndonjë të keqe pasi unë kam përdorë terapi, mosha ime është 33 vjeç, dhe kam një vajzë 5 vjeçare dhe dëshira ime është të kem edhe fëmijë tjerë e jo të mbesë me një vajzë, ju përshëndes dhe faleminderit shumë...Ibja

Ibja (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Më vjen mirë që analizat hormonale të gjëndrave të tiroides, janë dukshëm të përmirësuar. Me sa kuptova, po kërkon të dish mundësinë e fillimit të shtatzënisë. Për shkak se mjeku endokrinolog ka kërkuar vazhdimin e mjekimit, përpara se të mbetesh shtatzënë duhet të konsultohesh me të për kohës e ndërprerjes së mjekimit. Mjekimi i gjëndrës teroide, nuk rekomandohet të merret gjatë shtatzënisë për shkak të ndikimit vertikal (nënë-fetus). Ndërsa përdorimi terapeutik që po përdor, nuk ka komplikacione apo efekte për shtatzëninë e ardhshme.

Uroj të të plotsohet dëshira për të patur sa më shumë fëmijë.

Albiana (12 vite më parë)
Pershendetje ,deshta me ju pyet une jon nje nene e re per here te pare dhe e kom femijen ne gji por nuk kam gji te mjaftueshem femijen e kam 3 muajsh por ne muajin e dyte mu ka nderprere per 1 jave qumeshti por prap me eshte kthyer po jon sa ka nevoj femiu . Po tentoj femin me ushqy eshe me qumesht artificial ,para nje muaji e kom ushqysh edhe i ka pelqy edhe qumshti tjeter tash nuk e merr shishe fare kom ra ne hall une pi langje edhe qumesh ka te sillen por prap nuk kam qumsh shume pak spo di qka te perdo qe te vi qumshti e pi edhe qajin e hipit per stimulim te gjirit po nuk kom vrejt ndryshimi ,a mundeni meme kshillu qka te bej qe te kem qumesh te mjaftushem per foshnjen time. Faleminderit per mirekuptim.

/komuniteti