Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tensioni dhe yndyrat gjatë shtatzënisë

Përshëndetje, jam shtatzënë në javën e 24, deri tani gjithçka ka shkuar mirë, mirëpo që 3 ditë më ndryshon tensioni d.m.th më shkon lart, ka ndodh të më shkoj 140 me 100, pasi që i bëra analizat me doli se kolestoroli është 7.2 gjë që më shqetësoi pa masë. A ekziston ndonjë gjë adekuate për yndyrë që nuk pengon në shtatzani? Çdo të mirë, Teuta

Teuta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Janë të debatueshme shifrat e tensionit që përshkruan. Kur tensioni është mbi 140/90 mm të shtyllës së zhivës, ndodhemi përpara gjendjes së preeklampsisë. Kjo gjendje sjell ndryshime në urinë (proteinuri), paraqet edema të anësive të sipërme dhe të poshtëme dhe sjell dhe ndryshime të ekuilibrit biokimik të gjakut ku futen edhe yndyrnat e rritura. Yndyrnat janë të dëmshme si për nënën ashtu edhe për bebin, pasi sasia e gjakut që shkon nga placenta tek fëmija paksohet për shkak të trashjes së mureve të vazave të gjakut nga pllakat e krijuara nga yndyrnat.

Ekzistojnë medikamente për stabilizimin e kolesterolit gjatë shtatzënisë, pa dhënë efekte dhe pasoja mbi të. Mjeku që ka lexuar të dhënat, do të rekomandojë trajtimin e duhur medikamentoz, për të stabilizuar nivelin e presionit të gjakut dh të stabilizojë kolesterolin.

Uroj që shtatzënia jote të ketë ecuri normale.

/komuniteti