Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzania pas lindjes

Përshëndetje! kam lindur para 7 muajsh me operacion. I pata menstruacionet për 5 javë pa shkëputje ose pastrim si quhet ndryshe. Pas kësaj su përsëritën për 2 muaj. Pra cikli i rregullt filloi kur çuni u bë 4 muajsh. Tani në muajin e shtatë më është vonu cikli prej 3 ditësh. Ka mundësi të jem shtatzënë megjithëse jam mundu të jem e kujdeseshme? Ju theksoj se çunin e ushqej akoma me qumësht gjiri? Ndikon kjo? Ju faleminderit.

Adela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Është shpejt për të thënë se ke mbetur shtatzënë. Fillimisht të rekomandoj që të presësh për dy javë. Nëse menstruacionet nuk të kanë ardhur, bëj testin e shtatzënisë dhe ekografi për të konfirmuar shtatzëninë.

Përdorimi i ushqyerjes së bebit me qumësht gjiri si metodë kontracepsioni, kërkon plotësimin e tre kushteve.

Së pari; ushqyerja e bebit me qumësht gjiri duhet të bëhet aq shpesh sa ai të kërkon, ditën dhe natën por, mos e lini më shumë se tre orë pa e ushqyer. Bebit nuk i duhet dhënë asnjëherë ushqim shtesë, qoftë ky ujë apo lëngje të tjera, sepse qumështi i nënës plotëson çdo nevojë të bebit për 6-të muajt e parë pas lindjes.

Së dyti; nuk kanë ardhur ciklet menstruale.

Së treti: foshnja është 6-të muaj ose më pak.

Ushqyerja me qumësht gjiri, konsiderohet si metodë e rëndësishme kontraceptive. Por shkelja e kushtit të dytë që ka të bëjë me fillimin e ciklit menstrual (rikthimi i menstruacioneve nuk varet nga ty), tregon se ka rifilluar periudha e fertilizimit ose e lindshmërisë. Për këtë arsye, pavarësisht vazhdimit të ushqyerjes së bebin me qumësht, duhet të kishe zgjedhur një metodë tjetër të planifikimit familjar sepse mundësia e shtatzënisë është evidente.

/komuniteti