Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Seksi pas lindjes

Kam patur lindje normale, pas sa kohe preferohet fillimi i marrëdhënjeve seksuale? Ju flm.

Blerta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Edhe për lindjet normale, rekomandohet që seksi mund të filloj pas periudhës së lehonisë, nëse nuk ka shkaqe të tjera që detyrojnë shtyerjen e fillimit të aktit seksual për një periudhë edhe më të vonshme.

Në këtë rekomandim përfshihet kujdesi shëndetsor, që ka të bëjë me kohën e domosdoshme për rikthimit apo e thënë ndryshe, rigjenerimit të organeve të gruas pas ndryshimeve fizike që kanë ndodhur në organizmin e saj, për shkak të shtatzënisë dhe aktit të lindjes. Gjithashtu në këtë rekomandim, përfshihet edhe kujdesi për higjenën në tërrësi dhe organit riprodhues femëror në veçanti.

Uroj të fillosh sa më shpejt, jetën familjare ku përfshihet edhe kryerja e aktit seksual.

/komuniteti