Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjinia e fëmijës

Ne cilen jave dallohet gjiniaa e femijes gjate shtatzenise, ne menyre te sigurt? Ju faleminderit .

Gipa (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Gipa,

Shumë prindër duan që ta dinë gjininë e bebes së tyre përpara se ajo të lindë. Gjinia mund të shihet qartë në ekzaminimin ultrasonografik të trimestrit të dytë (java 20 e shtatzënisë).Në këtë periudhë shihet qartë dallimi midis bebes djalë dhe bebes vajzë. Më vonë gjatë shtatzënisë ky dallim bëhet akoma më i qartë, sepse shtohet vëllimi i lëngut amnial dhe beba nuk i mban kofshët të bashkuara. Gjinia e bebes përcaktohet nga genet të cilat i trashëgon nga prindërit. Në fazat e hershme të zhvillimit embrional, fryti i gjinisë mashkullore dhe femërore nuk dallojnë mes veti. Në këtë periudhë të gjitha embrionet kanë një të ngritur që quhet protuberanca genitale. Nëse beba është djalë, testosteroni fillon të prodhohet në javën e shtatë të shtatzënisë dhe bën që kjo protuberancë të rritet dhe të zhvillohet në penis dhe skrotum. Tek beba vajzë nga kjo protuberancë do të zhvillohet klitorisi dhe labiet. Ky proces zhvillohet në mënyrë graduale. Dallimi midis dy gjinive mund të shihet rreth javës së 11 të shtatzënisë. Në këtë periudhë të gjitha bebet e kanë një të ngritur, por te djemtë kjo e ngritur është më e shprehur dhe mbyll një kënd më të gjerë se 30º me kurrizin e bebes; te bebet vajza kjo e ngritur është më horizontale dhe këndi është më i vogël se 30º. Ky dallim shihet më qartë kur beba është e shtrirë në kurriz.

Me aparaturen e sotme ultrasonografike gjinia e bebes mund te shihet qe ne javen 13.

Edona Evelina (5 vite më parë)
Faculetat e lagura firmato Huggies vajza ime ka qene aq alergjike ne to sa qe mka qudit qysh mundet femija deri ne at gjendje me ardh prej nje faculete te lagur !!

/komuniteti