Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anomali fetale

Pershendetje doktoreshe


Une jam shtatzane 20 javshe tani dhe deri tani isha mire, tani gjinekologu im me thote se beba ka nje ciste ne koke, do te doja te di me shume nga ju per kete gje, a mundet te lind femiu normal dhe pa pasoja? Me respekt Dona

Dona (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Anomalitë strukturore të tubit neural fetal, hasen në praktikën klinike. Diagnoza dyshohet gjatë ekzaminimit ekografik të trurit fetal. Anomalitë zbulohen gjatë kontrollit në javën e 20 të shtatzënisë. Për të parandaluar këtë gjë, gjatë periudhës së konceptimit të bebit, për të përgjysmuar rrezikun e këtyre difekteve, shërben dhënia e acidit folik tre muaj para se të filloj shtatzënia dhe gjatë tremujorit të parë të saj.

Do të ishte mirë të bëje edhe një ekzaminim tjetër ekografik, në javën e 22 të shtatzënisë, për të konfirmuar këtë anomali.

Dona, shpresoj të kem qënë e kuptueshme për ty.

/komuniteti