Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A e demton bebin veshja e ngushte?

Pershendetje dr.Mimoza keta, une jam shtatzene tashme java e 18, barku me eshte rritur dhe nuk edi perderisa demton veshja e ngushte bebin sepse un vesh farmerka, helanka, trenerka ?? Me shtrengjne paksa por nuk di se a i bejne dem bebit ? Ju lutem te me ktheni pergjigje..Eshte shtatzania ime e pare prandaj nuk kam shum njohuri.

Sadet Alija (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sadet

Për të patur një ecuri sa më normale të shtatzënisë, rekomandohet që gruaja shtatzënë të përdorë veshje të gjëra si ato intimet ashtu dhe ato të sipërme. Veshjet intime duhet të jenë të pambukta dhe të gjëra për të mos shkaktuar as edhe një shtrëngim të trupit të gruas. Po kështu edhe veshjet e jashtme/të sipërme duhet të jenë të gjëra dhe të mos shkaktojnë as edhe një shtrëngim të trupit të shtatzënëns.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Sadet Alija (10 vite më parë)
Ju faleminderit dr mimoza keta

/komuniteti