Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime të pas lindjes

Pershendetje Doktoreshe,


Une kam lindur qe 4 muaj periudha e gjakderdhjes ka zgjatur 6 jave, me eshte nderprere per 2 jave dhe pastaj prap ka filluar edhe per 1 jave, te them te drejten kam menduar se me eshte rikthyer cikli menstrual, por tani jane bere 2 muaj e gjysme dhe une nuk kam pasur me cikel. A eshte normale kjo? Mos te harroj te cek qe bebin tim e ushqej me gji. Gjithashtu edhe nje pyetje tjeter kam gjate shtatezanise kam shtuar shume ne peshe diku rreth 24 kg kurse kete peshe e kam humbur shume shpejt pas lindjes tani peshoj rreth 75 kg, (ne fillim te shtatzanise kam peshuar 72 kg) duhet te cek qe nuk mbaj asnje diete perkundrazi ha shume per shkak se jam nene gjidhenese. Por ndihem shume e lodhur dhe semurem shume lehte nga viruset gripoze. Ne pritje te pergjigjes suaj, Te uroj pune te palodhshme dhe faleminderit shume per kohen tuaj.

Delvina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje, Delvina.

Sekrecionet hemorragjike pas lindjes, apo lohjet siç quhen edhe ndryshe, zgjatin afërsisht 40 ditë. Fillimisht ato janë më të kuqe dhe më të errta, pastaj ngjyra e tyre vjen duke u çelur në bezhë dhe më pas bëhen të bardha. Periudha e gjakderdhjes prej 6-të javë që përshkruan, tregon pak si tepër. Edhe rifillimi i gjakderdhjes pas dy javë dhe zgjatja e tyre rreth 1 javë, nuk mendoj se ka qënë cikël menstrual. Ndërsa mos ardhja prej 2 muaj e gjysëm e menstruacioneve deri sa ke fëmijën në gji, është normale.

Megjithatë do të ishte mirë, të kryesh një vizitë gjinekologjike dhe ekzaminim ekografik për të vlerësuar organet riprodhuese dhe përjashtuar ndonjë anomali të formuar gjatë aktit të lindjes, infeksioni të mundshëm apo të një shtatzënie të re.

Rënia në peshë pas lindjes, është normale. Shpejtësia e rënies, mundet të duket si jo normale. Por nëse metabolizmi yt është i mirë, atëherë shqetësimi është i pa vlerë. E rëndësishme është që të ndihesh e aftë, për të përballuar edhe ushqyerjen me gji të fëmijës. Lodhja dhe sëmundshmëria e cënueshme, tregon se vjen për shkak të imunitetit të ulur edhe si pasojë e ushqyerjes të pamjaftueshme në cilësi dhe sasi “për dy persona”. Mendoj se vaksimini për infuencat që qarkullojnë në ambjetet ku jetojmë, do ishte i pranueshëm për të.

/komuniteti