Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Urinimi i pa kontrolluar gjatë shtatzënisë

Edhe nje jave hy ne muajin e nente, jam me grip, problemi im eshte se sa here qe kollitem me shkon urina shume a ka ndonje problem tek shtatzania?

Lea (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Urinimi i shpeshtë, sidomos gjatë muajit të fundit të shtatzënisë, vjen si rezultat i shtypjes që koka e fetusit i bën fshigzës së urinës. Nëqoftëse, kësaj shtypje i shtohet edhe forca e presës abdominale nga kolla, atëherë shpjegohet shkaku i urinimit pa kontroll.

Sapo të kaloj gjëndja e gripit, nuk do ta kesh më këtë ankesë.

Uroj të lindësh një fimijë të shëndetshëm dhe të bukur.

/komuniteti