Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ureaplazma urelitikum gjatë shtatzënisë

Me falni doktoreshe, une qe po ju shkruaj jam 29 vjece. Koheve te fundit kam pasur crregullim te ciklit. Kam bere disa analiza si PAP dhe shtrisho cervikale, kjo e fundit tek ureaplazma urealyticum - pozitive. Po frikohem se kam ngelur shtatezane. Te lutem a mund te me thuash nese eshte problem apo jo nese vec jam shtatezane me kete rezultat? Falemnderit per mirekuptim!

Majlinda (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Si hyrje, po të uroj për shtatzëninë e filluar. (pas lindjes, kontrollohu për të gjetur shkakun e ç’rregullimit të ritmit të ciklit menstrual).

Diku më herët, kam shkruajtur për infeksionin që përshkruan. Ky infeksion shkakton sëmundje të rënda, dhe gjatë shtatzënisë është vërtetuar se mund të jetë shkak për lindje para apo plasje parakohe të membranës. Prandaj Majlinda, duhet të mjekohesh. Antibiotiket e tipit të eritromicinës nuk ndikojnë tek fetusi dhe mbrojnë nga komplikacione të tjera gjatë shtatzënisë.

Uroj të shërohesh sa më shpejt, dhe të kesh shtatzëni të mbarë

/komuniteti