Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infektimi me toksoplazmozë

Pershendetje Dr. Jam ne shtatezanine e dyte, (kam nje djale 4 vjec) dhe tani jam shtatzene ne javen e 13, por para disa javesh kam bere analizen e toksoplazmes IGM dhe IGG, dhe me ka dal rezultati pozitiv (por perqindja shume e ulet). Pas kesaj analize, pas nje jave kam perseritur edhe njehere me ka dal analiza negativ, prap e perserite edhe javen e kaluar me doli negativ. Gjinekologu im me tha se nuk kam arsye per tu brengosur, por une si nene nuk po mundem me u qetsu, andaj ju kisha lu nese keni kohe dhe mirekuptim te me sqaroni me gjeresisht per kete lloj infekcioni, si rrjedhoje e ckafit vjen dhe pasojat e ketij infekcioni? Me respekt Arta

Arta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Toksoplasmoza shkaktohet nga një protozoar që quhet toxoplasma gondii. Infektimi realizohet nëpërmjet prekjeve të feçeve të maces, nga përdorimi i mishit krudo dhe pak të pjekur, nga përdorimi i zarzavateve dhe frutave që nuk lahen mirë.

Në rastet e infeksionit të gruas gjatë shtatzënisë, është e nevojshme të fillohet menjëherë trajtimi farmakologjik.

Në rastet e ndryshimeve serologjike nga java e 6-të deri në javën e 32-të e shtatzënisë, rekomandohet fillim i trajtimit me spiramicinë, diagnozë prenatale invazive, ekografi seriale, primetaminë dhe sulfamidik kur PCR është pozitiv dhe mundësi e abortit terapeutik në rast të malformacioneve të vërtetuara ekografikisht. Shpjegimi vlen për rastet kur IGM-ja është pozitive. Në rastse është pozitiv vetëm IGG-ja, atëherë tregon se infeksioni ka kaluar por, në organizmin tënd janë krijuar antitrupa mbrojtës pra, organizmi ka imunitet ndaj toksoplazmës. Konfirmimi i analizës së parë nuk ka qënë e rregullt, pasi nuk ka mundësi që dy analizat e mëpasme të dalin me rezultat negative. Nëse IGM-ja dhe IGG-ja janë negative, tregon se nuk ke qënë e infektuar asnjë herë.

Parandalimi gjatë shtatëzënisë i infeksionit të toksoplazmozës, është mos përdorimi i mishit krudo dhe vezëve të pazjerra, frutat dhe zarzavatet të lahen mirë, shmangia e kontakteve me macet dhe punët e kopshtit.

Denada cela (10 vite më parë)
Pershendetje ...para dy vitesh isha shtatzane ..ne tre mujorin.e pare u diaknostikova me toksoplazmoze dhe kreva abort spontan.U trajtova farmakologjikisht dhe gjate ketyre dy viteve e kam kryer disa here analizen e toksoplazes.Mjeku me thoshte se ke akoma gjurme te infeksionit por nuk ka asnje rrezik per shtatzanine e ardhshme.Para kater muajsh ngela serisht shtatezane dhe analizat me dolen serisht negative ndaj toksoplazmozes.por para nje muaj me ndodhi serisht e njejta gje perseri nje abort spontan..ju lutem te me keshilloni cfare duhet te bej qe edhe un te kem nje bebe te shendosh .Faleminderi Denada .

/komuniteti