Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mitra mbrapshte

Doktoresh jom ne javen e 5te shtatzanis ma heret kom pas dy aborte dje bana kontroll ku edhe gjinekologu ma konfirmoj shtatzanin po un e kom mitren mrapsht e dashta me dit sa ndikon ne ecurin e shtatzanis mitra mrapsht a paraqet problem t lutem per ni pergjegjje

Malsor Melisa Masar (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Organizmat femëror paraqesin disa lloje pozicione të mitrës. Pozicioni më i zakonshëm është ante-versio-flexio (e kthyer nga përpara), tjetër pozicion është lateralish majtas ose djathtas (e anuan nga ana e majtë ose e djathtë) dhe një tjetër pozicion është retro-versio-flexio (e kthyer mbrapsht).

Këto pozicione konsiderohen si pozicione normale të mitrës. Ato nuk sjellin probleme për fillimin e shtatzënisë. Gjatë shtatzënisë, kur mitra rritet në volum, kthehet në pozicionin normal.

Gjithë të mirat.

/komuniteti