Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual

Persh,e nderuar ,kam nje shqetesim u ben 10 dit qe nuk me kan ardhur periodat pasi daten e kam pas me 4 prill per te me ardh por vetem ca njolla kafe me dolen,ka munci te kem ngelur shtatzane apo esht ndonje gje tjeter qe nuk shkon.burri thot smendoj se ke ngelur shtatzane se jam 100 per 100 i sigurt qe skam len gje.theksoj qe kam nje vajz 6 muajshe,si mendoni cmund te jet,ju flm shm

Evva Natura (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eva

Për të vërtetuar praninë apo jo të shtatzënisë, bëj një beta hCG. Më pas bëj edhe një ekzaminim ekografik me sondë transvaginale. Nëse nuk je shtatzënë drejtohu tek një mjek gjinekolog, i cili me vizitë gjinekologjike, analiza dhe ekzaminime do të vlerësoj shkakun e vonesës menstruale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti