Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza mikrobiologjike

Pershendetje doktoreshe! Shpresoj te jeni mire! Jam ne javen e 15-te dhe pasiqe para disa diteve pata sekrecion vaginal vizitova doktorin tim dhe ai me udhezoi te bej strisho cervikale per chlamydiae e cila me doli pozitive, strisho per ureaplasma dhe mycoplasma gjithashtu pozitive, poashtu strisho vaginale dhe cervikale per baktere pat. gjeti mostra te izoluara : streptococcus agalactiae ( grupi B) dhe garnerella vaginalis dhe candida albicans. Ndersa terapi me dha keto 1. Itamelagin, 2.klindamicin, 3. Azomex dhe 4. B-complex . A jane te demshme dhe cfare rreziku ka per bebin. Faleminderit shume

Erisa Veliu (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erisa

Mendoj që mjeku të ka rekomanduar antibiotiko-terapi të bazuar në antibiogramë dhe duke ditur gjendjen tënde të shtatzënisë. Medikamentet për trajtim të infeksioneve që kë shkruajtuar, duhet t’i marrësh patjetër sepse ndikojnë në ecurinë e shtatënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti