Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Parametrat gjate ekos

Pershendetje doktoreshe Faleminderit per pergjijget qe na ndihmojne gjithmone. Une dje bera eko ne diten e 17 te ciklit dhe me dolen keto prametra uterusi;diametri gjatesor 70mm ,diametri trans51 mm,diametri ant-post 3.3 mm ante verso.Kaviteti linera endometer dy shtesor 8.5 mm Vezorja e djathte 29*20 folikul dominant 12 mm.Vezorja e majte 27*16 folikul dominant 13 mm.Uterus dhe ovare strukture normale.Dykloze me minimum likidi.Ju lutem cdo te thote kjo pasi un kam pasur 2 aborte rradhazi.A ka ndonje problem Faleminderit

(10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira

Kur gruaja ka një cikël të rregullt 28 ditor, ekografia për të vlerësuar maturimin e folikulit bëhet në ditën e 14-të të tij. Nga ekzaminimi ekografik, mitra dhe vezoret janë me përmasa brënda parametrave të normës. Kjo tregon që mitra nuk ka deformime të cilat mund të jenë një nga shkaqet e mundëshme për abort. Sasia e pakët e likidit në Douglas tregon që veza ka dalë nga folikuli dhe është gati për t’u fekonduar. Për të gjetur shkakun e dy aborteve spontane që të kanë ndodhur, mjeku duhet të rekomandojë të kryesh edhe disa ekzaminime të tjera specifike (kariotipin, bilancin infektiv, analiza të përgjithshme që vlerësojnë shëndetin tënd, kardiolipinat etj).

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti