Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anenia gjate shtatzenise

Pershendetje Shtatzanine e dyte une e kam nisur me anemi, nderkohe qe jam ne javen e 25 dhe dola perseri me anemi. Duke qene se dy shtatzanite i kam afer e afer, mjekja me tha qe te perdor hekur dhe acid folik deri nefund te shtatzanise dhe une e kam marre rreguillisht dhe mish ha dite per dite. Perse une perseri me anemi dhe cfare me rekomandoni qe te shtoj te ushqimi im. Si ndikon kjo te femija dhe me pas gjate gjidhenies Faleminderi dhe gjithe te mriat

Deniz Xhoga (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Për të kompensuar paaftësinë e organizmit në thithjen e mineraleve dhe vitaminave nga ushqimet sidomos në shtatzëni, rekomandohet marrja e multivitaminave. Bën mirë që merr suplemente me hekur por përderisa anemia vazhdon tregon se duhet të vlerësohet doza e marrjes së tij. për këtë duhet të bësh ferritineminë dhe sidereminë dhe rezervat e acidit folik. Rezultatet e analizave konsultoji me një mjek hematolog.

Ttë uroj shtatzëni të mbarë.

Deniz Xhoga (10 vite më parë)
Faleminderit per pergjigjen e shpejte doktoreshe

/komuniteti