Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Candida dhe hpv infeksione

Pershendetje doktorshe, Desha te dij nese dikush ka infeksion candida dhe hpv a do te thot qe ka kancer ne qafe te mitres apo eshte i rrezikuar direkt.Mjeku ka then qe ke "vetem candida dhe hpv infeksion",por ne internet po gjej shume informacione tjera shqetesuese.

Bardha Asllani (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bardha

Kandida është infeksion i rëndomtë dhe shumë i shpeshtë, i cili paraqitet dhe trajtohet pa probleme. Kur paraqitet infeksioni hpv, mund të dyshohet për një problem. Thuajse në të gjitha rastet e pranisë së deformimeve qelizore të qafës së mitrës, hpv është e pranishme. Por shqetësimi tënd duhet të jetë i kontrolluar se ka akoma faza të tjera plotësuese për të dhënë një konkluzion të plotë. Së pari; jo çdo hpv është faktor kryesor për deformime qelizore të qafë së mitrës. Prandaj duhet bërë edhe tipizimi i hpv-s. Së dyti; duhet bërë Pap-testi i cili të konfirmojë ose jo, praninë e qeliza të malformuara në qafën e mitrës. Por përsëri shqetësimi nuk duhet të jetë alarmant, sepse me trajtime situata kthehet e favorshme. Këta janë arsyet kryesore që grave u rekomandohet ta bëjnë në mënyrë periodike Pap-testin si dhe analizat apo ekzaminime të tjera kur ndjejnë një çrregullim apo kanë ankesë në organet gjenitale apo në sistemin riprodhues.

Shpresoj Bardha që të kem qënë e qartë.

Nëse shikon të arsyeshme, për t’i dhënë zgjidhje problemit që ankon, më kontakto në numrin 0692033965, ose në SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë, nga e hëna deri të premte nga ora 8.00 deri në orën 12.00.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti