Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk mbes shtatzene!

Doktorreshe une kam pas nje abort qe 1 vite e gjysme,po nuk mbes me shtatzene,kam bere analiza mka dal Clamidia kom perdor terapi edh eune edhe burri ekom perseerit analizen mka dal negativ jam sheru,po prap spo mundem te bes shtazene po merzitem shume,gjdo m uaj tu prit kur po mbes.Tlutna keshillom qka te bej.

Egzona Krasniqi (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Egzona

Infeksioni i klamidias nuk është faktor për mos mbetjen shtatzënë. Të rekomandoj të kontaktosh një mjek gjinekolog për të bërë atë që quhet këshillim parakoncepsional, që do të thotë që mjeku me vizitë gjinekologjike, analiza dhe ekzaminime specifike do të vlerësoj shëndetin riprodhues dhe do të të japë trajtim nëse është e nevojshme. Paralelisht edhe bashkëshorti duhet të bëjë vlerësim të spermogramës. Nëse çdo gjë shkon normalisht, nuk ka arsye që shtatzënia të mos ndodhë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti