Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikel te crregullt

Pershendetje dua te di pse me vjen cikli me vones qe 9 muaj qe jam duke provuar per te mbetur shtatezen me kan ardhur me 16 korrik ndersa ne gusht me 23 po ju pershkruaj veq muajt e fundit ju faliminderit

Lola Lola (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Kohëzgjatja prej 38-39 ditës të ciklit menstrual është shumë dhe tregon se ka një problem të qënësishëm i cili është një shkak madhor për të mos mbetur shtatzënë. Bën mirë të më përshkruaje me data ciklin e disa muajve, për të dhënë një mendim më të plotë. Por, gjithësësi të rekomandoj paraprakisht që të kontaktosh një mjek gjinekolog për të vlerësuar gjendjen e shëndetit tënd riprodhues. Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë, nga e hëna deri të premte, nga ora 8.00 deri në orën 12.00, me numër kontakti 0692033965.

Gjithë të mirat.

Lola Lola (10 vite më parë)
Un NUK I MBAJ mend te gjitha data por DI QE asnjehere sme vin ne te njejten date qe duhet a ka ndoje rrezik per mos me mujt me mbet kurr shtatzen apo jo ju lutem me ktheni pergjigje faliminderit e nderuar

/komuniteti