Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth formes vaginale

Me vjen turp edhe te ju pyes por nuk kam zgjidhje tjeter, jam 19 vjeqare dhe kam nje vagine me nje form jo te rregullt, faqet e saj jane shume te zgjatura, a eshte ndonje problem per te ardhmen apo nuk ka ndonje problem? Ju lutem me tregoni sepse jam shume e shqetsuar

Elona Pajaziti (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona

Të dish rreth organeve gjenitale qoftë edhe të dish për formën, pamjen apo funksionin e tyre nuk është asnjëherë turp Elona. Duhet të dish se pamja e jashtme e organit gjenital është e ndryshme tek gratë. Shumë rradhë ndodh që ato të jenë të ngjashme me njëra tjetrën prandaj ne njerzit jemi individë dhe jo klone. Në këtë kuptim nuk ke përse të shqetësohesh për pamjen, sepse atë do ta pëlqej ai me te cilin do të dashurohesh. E rëndësishme është që të mos jetë ndonjë deformim fizik i shkaktuar nga traumat mekanike apo edhe nga ndonjë problem shëndetsor i rrallë. Për të rritur sigurinë dhe besimin tënd, mund të bësh një vizitë gjinekologjike sepse po të jetë ndonjë problem, mjeku do të ta bëjë të qartë dhe ti do e dish që forma është e rregullt apo jo. Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto me numrin 0692033965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti