Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzenise

Pershendetje. Jam nje vajze 25 vjece.Ciklin e fundit e kam pasur ne date 20-22 gusht(nuk e mbaj mend saktesisht).Ciklin e kam te rregullt ndonjehere 2 dite me vonese.Marredheniet e mia per here te pare te pambrojtura kane qene 6,7,9 shtatore(dmth kete muaj).Tani kam fryrje dhe dhimbje te gjoksit si para ciklit, kam dhimbje ne fund te barkut ne te dyja anet dhe urinim me te shpeshte se zakonisht. theksoj se nuk kam pasur asnjeher abort dhe nuk kam pire asnjehere ilace kundra shtatezanise. A kam qene ne kohen e pershtatshme te ovulimit dhe a jane kto shenja te nje shtatezanie. Ju falenderoj shume nese do te me pergjigjeni.

Alma Alma (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alma

Nga ajo që përshkruan edhe mund të konsiderohet se marrëdhëniet i ke kryer në ditë e ovulimit, gjë e cila mund të jetë konkretizuar me shtatzëni. Këtë gjë e konfirmojnë edhe shenjat që shkruan, por bën mirë në fillim të javës së ardhshme të realizosh një beta hCG.

Të uroj fat.

/komuniteti