Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndikimi i diklofenit ne shtatzeni

Jam ne javen e 13 te shtatzanise. Qe nga fillimi i shtatzanise kam kokedhembje te medha dhe me te vjella. jam konsultuar me mjekun tim dhe me ka thene qe eshte normale. tensionin zakonisht e kam 110/70. me ka propozu qe te perdor paracetamol por paracetamoli nuk ka ndikim fare. pastaj ai me propozoi qe te perdor diklofen. me diklofen me kalon, mirepo desha te dij edhe nga ju qe a eshte normale kjo dhimbje dhe marrja e dikllofenit a ka dicka ndikim negativ ne zhvillimin e bebes sepse jam shume e shqetesuar per kete gje.faleminderit per mirekuptim, ju pershendes

Arta Krasniqi (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Në muajt e parë të shtatzënisë, prania e dhimbjes së kokës është e mundur për shumë arsye. Përveç paracetamolit mund të të rekomandoj; - shëtitjet në ajër të pastër por asnjëherë të mbilodhesh, dushet me ujë të freskët pa e tepruar, kompresa të ftohta në ballë ose tëmth, masazh të shpatullave si dhe qafës sa më afër kokës. Mund të ketë e dhe këshillat të tjera, por nëse dhimbja e kokës vazhdon e shoqëruar edhe me të vjella, duhet të kontrollosh tensionin arterial dhe mjeku duhet të përjashtoj preeklampsinë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti