Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzenia jashte mitre

Desha te bej nje pyetje rreth shtatzanise jasht mitre. ne vitin 2011 kisha shtatzani jasht mitre ne anen e djath dhe se kanali nuk me ka shpetuar kam 4 vite qe jam martuar dua te kem femije por nuk mundem, konsultohem cdo muaj me mjekun tim, me thot se ske problem por problemi kryesor eshte se qelizat nuk e mberrin madhesin e duhur ne anen e majt mbesin vetem 10 ml ka gjasa te mos mbetem asnjeher shtatzene apo ku qendron problemi,,,, ju lutem me ndihmoni, falemderit

Arbresha Kadriu (10 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Pershendetje Arbresha,

Per fat te keq ndodh qe qeliza veze e fekonduar nuk implantohet (ngjitet) ne brendine e mitres, por diku tjeter (me se shpeshti ne tuben e mitres) dhe ne kete rast behet fjale per shtatzeni ektopike (ekstrauterine).

Menyra e menaxhimit te ketij problemi mund te jete konzervative (kur mund te ruhet tuba) apo operative kur hiqet tuba. Nese hiqet tuba kjo nenkupton qe eshte mbyllur njera rruge per kalimin e qelizes veze te fekonduar, por KJO NUK DO TE THOTE SE NUK MUND TE MBETESH SHTATZENE. Rekomandohet qe pas operacionit (dhe perpara se te planifikosh nje shtatzeni te re) te besh nje histerosalpingografi. Kjo behet per te para tuben e mbetur (a eshte e hapur apo jo) dhe nese ajo eshte pjeserisht e mbyllur permes histerosalpingografise ajo mund te hapet.

Uroj qe shume shpejt te kesh nje shtatzeni te mbare dhe nje bebe te shendetshme!

/komuniteti