Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pap testi

E nderuar dr.Mimoza! ju kam shkruar para nje muaji qe u mjekova prej kandidozes me neo penotran forte dhe tani ndjehem shum mire,por njekohesisht bera dhe nje pap test dhe tani mora pergjigjen ku mjekja thote qe ka dale mire dhe nuk ke nevoje ta besh shpesh pap testin por cdo nje vit... po ju shkruaj konkluzionin qe lexoj tek pergjigjia: Konkluzion: NILM-Negativ per lezion intrapitelial apo malinjitet. vetem kete pergjigje lexoj ketu nuk flitet as per ndonje infeksion asgje ... nese mund te me qartesoni pak me teper.. ju falenderoj paraprakisht

Etleva Sula (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Etleva

Më vjen mirë që e ke kaluar fazën problematike, por që edhe Pap-testi ka rezultate të mira. Për të vlerësuar gjendjen e infeksioneve duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Ndërsa Pap-teti bëhet vetëm për të vërtetur probleme me deformimet qelizore. Pas dy Pap-testeve me rezultate të mira, koha e bërjes së tyre mund të shkoj deri në dy e më shumë vjet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti